Lista e Partisë Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiç ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që sipas rezultateve të numëruara deri më tani, rezulton të kenë fituar 129 deputetë nga 250 që ka parlamenti serb.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 mandate. Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 mandate. Daçiç ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiçit.

Në këto zgjedhje shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garuan me dy lista. Mandatin e deputetit ka arritur që ta ruajë edhe shqiptari, Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit nuk ka deputet. Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë mandate, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tre mandate dhe një mandat e ka fituar Partia Ruse.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se partia e tij është rritur për 10 për qind në të gjitha vendvotimet, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ai ka pretenduar se partia e tij ka fituar edhe në Beograd.

“Edhe pse thanë se nuk do të ishte kështu, në Beograd lista “Serbia nuk duhet të ndalet” padyshim që fitoi më shumë vota”, theksoi Vuçiç në fillim të fjalimit të tij.

Vuçiç thekson se nuk është e sigurt se kush do të formojë qeverinë në Beograd dhe kjo varet nga Nestorović (6 mandate) dhe nga DVERI, i cili mund të kalojë regjistrimin (aktualisht 2.8%). Ai u shpreh se është i bindur se kryetar komune do të jetë Aleksandër Shapiç.

“Për ne është e rëndësishme të bashkojmë kombin dhe popullin, kushdo që përbën shumicën në Beograd”, tha Vuçiç.

Vuçiç thekson se kjo është një fitore absolute për të cilën është i lumtur.

“Njerëzit e dinë se ne i urojmë mirë Serbisë, se duhet të luftojmë për EXPO. Dhe ne i premtuam popullit se Serbia do të ishte një vend tjetër. Na mbetet shumë për të bërë dhe për të marrë këtë lloj rezultati pas 11 vitesh sundim, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha Vuçiç.

Serbia mbajti dje, 17 dhjetor, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale. Pjesëmarrja në votime ka qenë 55.5%. Fillimisht po numërohen votat për Parlament, më pas për ato lokale. Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) i Serbisë njoftoi se të drejtë vote kishin 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë. Zgjedhjet e së dielës janë monitoruar nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj – numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet paraprake. Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Artikulli paraprakRINIS PROCESI I VETTINGUT NË POLICINË E SHTETIT, ZYRTARI I POLICISË QË DO TË KALOJË NË SITË I PARI
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJET