Me regjistrimin në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është zbardhur edhe lista e kandidateve të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11-majit në Qarkun e Lezhës.Dy partitë e madha politike PS dhe PD kanë vendosur emra të njohur, por dhe figura të reja të cilët do të garojnë për të siguruar një mandat në Kuvend.Sistemi zgjedhor i ri përcakton që 30% e listës së kandidatëve të jetë e mbyllur, ndërsa 70% e hapur, çka do të thotë se kandidatët duhet të luftojnë si për votat e subjektit, ashtu edhe për mbështetjen individuale të votuesve.Në listën e mbyllur të PS për Qarkun e Lezhës janë Ministri i Drejtëisë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, të cilët sigurojnë automatikisht mandatin.Ndërsa në listë të hapur janë vendosur Admir Kadeli, Pranvera Skana, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erjon Markaj, Marjeta Neli dhe Aurora Reçi.

Me këtë sistem të ri, gara pritet të jetë e fortë, jo vetëm me kundërshtarët politikë, por edhe brenda vetë radhëve të PS-së, ku çdo kandidat do të duhet të sigurojë mbështetjen personale të elektoratit për të fituar një mandat.Edhe opozita e kryesuar nga Partia Demokratike ka publikuar listen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Lezhës.Në listën e mbyllur të PD-së, të cilët sigurojnë automatikisht një mandat deputeti janë Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti.Ndërkohë, lista e hapur përfshin emra të tjerë nga ky subjekt, si Gjin Gjoni, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli, Aleksander Lala dhe tre kandidat nga kualicioni Viktor Tushaj i Partisë së Lirisë, Edison Doçi i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe Melisa Vuthaj e Partisë Republikane.Gara kryesore brenda PD-së do të zhvillohet mes Gjin Gjonit, Lindita Metaliajt, Kastriot Pirolit dhe Aleksandër Lalajt.

Lufta për mbështetjen e votuesve opozitarë do të jetë e fortë, pasi sistemi i ri i votimit u jep mundësinë kandidatëve të grumbullojnë vota individuale për të siguruar një vend në Kuvend.PD synon të ruajë dhe të forcojë praninë e saj në Qarkun e Lezhës, e sigurisht të ruajë epërsinë me 4 mandate, ndërsa sfida kryesore mbetet ruajtja e unitetit dhe maksimizimi i votave brenda koalicionit opozitar.Pjesë e gares elektorale në Qarkun e Lezhës janë edhe forcat vogla politike, si kualicioni euroatlantik i drejtuar nga Lulzim Basha, Partia Social Demokrate e Tom Doshit, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj, Partia Mundësia e Agron Shehat etj.Forcat e vogla synojnë grumbullimin e sa më shumë votave për të siguar mandat deputeti në Qarkun e Lezhës.

Artikulli paraprakEKSPOZOHEN NË LEZHË VEPRAT E MARTIN CAMAJ
Artikulli tjetër“MINISTRAT ME DOSJE KUINTALËSHE U FUTËN NË LISTAT E MBROJTURA”, BERISHA: KANDIDATËT TANË NUK VIJNË NGA DUBAI APO BODRUMET E SHTËPIVE MAFIOZE!