Për të 10 vit radhazi është zhvilluar në pikën turistike të Shirokës aktivitetei sportive “Triathlon Labeat“. Rreth 50 sportist u bënë pjesë e garës e cila nisi me not, për të vijuar me biçikletë dhe u mbyll me vrap nga qendra e Shirokës deri tek ura e vjetër e Bunës.

Ky aktivitet ka si qëllim të nxis të rinjtë të merren me sport shprehen organizatorët. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia thekson se aktivitete të tilla sportive do të kenë gjithmonë mbështetjen e bashkisë. Fituesit shprehen të lumtur pas përfundimit të garës.

“Triathlon Labeat” është një aktivitet i përvitshëm i cili është kthyer në një traditë në zonë turistike të Shirokës.