Një çift që kohët e fundit festoi përvjetorin e 75-të të martesës janë mes 21 të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë.

Charles Rippey 100 vjeç dhe gruaja e tij Sara, 98 vjeç, u dogjën nga flakët që kanë shkatërruar 115,000 hektarë dhe 3,500 ndërtesa. Zyrtarët në qarkun Sonoma thonë se ende 380 persona janë të zhdukur. Gjatë të mërkurës u evakuuan shumë person.

I gjithë qyteti i Calistoga, në qarkun Napa, iu tha të largohej – rreth 5,000 banorë – dhe policia ndaloi të gjithë qarkullimin për të mos lejuar afrimin në këtë zonë.

Artikulli paraprakANËTARJA BRITANIKE E ISIS VRITET BASHKË ME DJALIN E SAJ 12 VJEÇ
Artikulli tjetërMOGHERINI: FAZA E RE E DIALOGUT KOSOVË-SERBI NË DHJETOR