Situata që krijohet nga zjarret gjatë stinës së veres është mjaft shqetësuese, ndërsa vënie para përgjegjësisë penale e zjarrvënesve është mjaft e vështire per policine, pasi është një veper penale që nuk le gjurme.Kështu shprehet shefi i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në komisariatin e policisë Lezhë, Pashk Përvata sipas të cilit gjatë vitit të kaluar janë proçeduar penalisht 6 përsona.
Deklaratat e përfaqësuesit të Policisë së Lezhës, u bënë gjatë një takimi të thirrur nga prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi, për marrjen e masave për përballimin e situatave që mund të krijohen nga zjarret në këtë periudhe ku temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius.