Laçi ka zyrtarizuar pak më parë trajnerin e ri. Kurbinasit i kanë besuar sërish stolin teknikut malazez Dejan Vukicevic, me lajmin që është bërë i ditur në rrjetet sociale.

54 vjeçari është një emër i njohur për klubin, pasi e ka drejtuar më parë skuadrën në 7 ndeshje. Në kaq takime, Laçi asokohe ia doli të merrte 0.86 pikë për ndeshje (Viti i kaluar).

“Timonieri” i lindur në Podgoricë ka një CV të pasur, ku ka qenë në krye të skuadrace si Vojvodina, Zeta, Mogren, Ventslips, Feronikeli, Dacia, apo edhe Borac.

Artikulli paraprak“A KA LIGJE KY SHTET?”/ BERISHA: RAMA DHE VAMPIRËT E TIJ KANË HUMBUR NDJESHMËRINË NJERËZORE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 4 GUSHT 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT