Një furgon për transportin publik u ndalua dhe u gjobit nga policia Rrugore e Dibrës me 10 mijë lekë ndërsa ju pezullua leja e drejtimit për 6 muaj.

Denoncimi në polici erdhi nga vetë udhëtarët, të cilët ndodheshin 20 persona në automjetin e destinuar për 12 veta.

Për më tepër udhëtimi ishte në rrugë të vështira malore të paasfaltuara, duke e bërë kështu edhe më të rëndë shkeljen dhe rrezikun për jetën e pasagjerëve.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.
OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

“Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale. “Sheh diçka , thuaj diçka”, apelon policia.

Artikulli paraprakDETAJE NGA GRABITJA E RINASIT, MAKINA U MODIFIKUA NË ELBASAN, NJË FEMËR NDIHMOI AUTORËT
Artikulli tjetërVETËPLAGOSET AKSIDENTALISHT 77-VJEÇARI NË LEZHË