Një bloger 22-vjeçar nuk po përdor asgjë tjetër përveç tastierës së tij për të drejtuar qendrën kryesore të komunikimit për protestuesit në Bjellorusi. Stepan Svetlov nuk ka shkelur në Bjellorusi për dy vjet dhe nga një zyrë në Poloni ai drejtoi gjithçka.

Kur protestat filluan logimi në internet shpesh herë filloi të bllokohej, aktivistët kryesorë të opozitës ishin në paraburgim ose të fshehur dhe media e pavarur ka qenë prej kohësh e kufizuar.

Bjellorusët u informuan madje dhe u drejtuan nga një llogari e drejtuar nga Z.Svetlov. Telegram ishte një nga platformat e pakta të mediave sociale që kishin arritur të mbanin shërbimin sporadik gjatë ndërprerjes së internetit.

Përtej kufirit, Z. Svetlov dhe ekipi i tij prej pesë personash nxorën informacione rreth mashtrimit të votuesve dhe dhunës policore gjithashtu ata publikuan dhe këshilla se ku dhe kur do të protestonin duke i’u shmangur policisë. Ata ndihmuan protestuesit si të mbroheshin nga dhuna e policisë, si të trajtojnë ekspozimin ndaj gazit lotsjellës dhe lokalizonin ilaçe dhe shtëpi të sigurta.

“Dilni në rrugëdhe mbroni votën tuaj” shkroi Z. Svetlov dhe ekipi i tij pasi rezultatet paraprake u njoftuan më 9 gusht.

Z. Svetlov dhe Nexta në ditët para zgjedhjeve, lëshuan​​udhëzime të hollësishme se si kritikët qeveritarë duhet të organizohen dhe të protestojnë ditën e votimit.

“Për të siguruar unitetin midis protestuesve, ekipi Nexta koordinoi këto plane në mënyrë private me anëtarët e burimeve rivale të Telegramit dhe aktivistët kryesorë”– tha Z. Svetlov.

Duke arritur një konsensus, anëtarët e stafit të Nexta botuan kohë dhe vende për t’u takuar protestuesit. Ata sugjeruan itinerare që protestuesit mund të përdorin për të arritur pika të veçanta grumbullimi dhe propozuan alternativa në rast se ato rrugë bllokoheshin. Gjithashtu ata ofruan këshilla se si të pengojnë automjetet e policisë dhe udhëzuan protestuesit të qëndrojnë të qetë.

Një orë pas mbylljes së votimit, ata gjithashtu bënë thirrje për një grevë të përgjithshme, ata shpjeguan se si protestuesit mund të shmangnin arrestimin dhe sugjeruan të blinin helmeta, syze, maska ​​gazi dhe mburoja për t’u mbrojtur nga dhuna e policisë.

Artikulli paraprakMESI: KUR U THASHË SE DUA TË LARGOHEM NGA BARCELONA, E GJITHË FAMILJA NISI TË QAJË
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU I DREJTOHET SHËN TEREZËS: LUTU PËR NE QË TË UDHËHIQEMI NGA DASHURIA E TA DHUROJMË FALAS