Këto pamje janë regjistruar gjatë natës së dytë të dramës “Reigen” e shfaqur në teatrin “Migjeni”.

Më shumë se çdo fjalë tjetër duke lënë mënjanë polemikat apo se kush mund të ketë të drejtë, flasin këto imazhe të sallës së boshatisur të teatrit “Migjeni”. Pavarësisht diskutimeve dhe mendimeve ndryshe që janë krejt normale aq më tepër në një qytet antikonformist si Shkodra, ai që të jep përgjigjen më të saktë është vetëm publiku.

Janë aq të pakta herët për të mos thënë që është e pamundur që spektatori i gjërë të gabojë qoftë në shije, vlerësim apo edhe përqafimin ose jo të diçkaje. Edhe natën e premierës drama “Reigen” ishte në prag të një dështimi për shkak se një pjesë e mirë e sallë ishte e boshatisur duke mos preferuar që të marrin pjesë në një lojë teatrale me skena erotike të theksuara në ndonjë moment edhe perverse.

Nëse natën e parë gjysma e sallës ndodhej bosh, në natën e dytë pothuajse e gjithë salla e teatrit nuk kishte spektatorë. Një numër i vogël shkuan për ta parë ndërsa pjesa tjetër e dhanë përgjigjen e tyre me mospraninë në teatër.

Nuk do të ishte as ironike të mendosh se shkodranët nuk shkuan për të parë erotizmin e dramës “Reigen” për shkak të mentalitetit ose një tabuje. A mund të akuzosh një qytet si Shkodra që i ka paraprirë mbarë kombit shqiptar në zhvillimin, emancipimin, kulturën,

modernizimin dhe thyerjen e tabuve dhe klisheve në çdo kohë të mundshme, që në vitet kur shumë prej qyteteve edhe europiane ishin ende të prapambetur ndërsa Shkodra ishte kryefjalë e kancelarive botërore.

Gjithsecili e di përgjigjen. Drama “Reigen” deri në momentin që përmes erotizmit në 10 dialogjet e saj tregon tradhëtinë, mashtrimin apo gënjeshtren mund të jetë e pranueshme por në fund si pjesa më e madhe e veprave nuk jep një zgjidhje sepse nuk ka një fund të hidhur dhe as të gëzueshëm shoqëruar me një mesazh ndaj masës së gjërë.

Kjo ka bërë që kjo pjesë e përzgjedhur për teatrin e Shkodrës të dështojë. Të tensionuar sipas burimeve konfidenciale kanë qenë edhe vetë disa prej aktorëve të cilët pavarësisht kundërshtisë janë detyruar ta çojnë deri në fund këtë projekt.

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK VAU-DEJËS
Artikulli tjetër“PARAJSA” DEL NË SHITJE, PËR VETËM 8 MILIONË DOLLARË