Shkodra do vijojë të koordinohet nga dy komisionet e përkohshme të ngritura për emërimin e drejtorëve të rinj. Pas mbledhjes së drejtuesve të rajonit të Veriut në një prononcim për mediat sekretari organizativ i PS për Shkodrën Arben Pëllumbi u shpreh se nuk është vendosur asgjë e re lidhur me këtë qark.

I pyetur nëse në mbledhja u diskutua çështja Tahiri, Pëllumbi u shpreh se kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, të cilat ishin të orientuara në dhënien e opinioneve për çështjet që kanë nevojë për përmirësim.

“U diskutuan opinionet për ato që duhen bërë mirë. Për Shkodrën nuk ka asgjë të re. Këshilli i Veriut ka detyrat e veta specifike. Rendi i ditës ishte ajo që ishte”, u shpreh Pëllumbi.

Artikulli paraprakMESI FLET PAS MBLEDHJES SË RAJONIT TË VERIUT: U DISKUTUA ORGANIZIMI I STRUKTURAVE TË PS, TË GJITHË MUND TË JENË PJESË E VENDIMMARRJES
Artikulli tjetërSHKODËR, TENTUAN TË KALONIN EMIGRANTË NË MAL TË ZI E I DHUNUAN, 5 NË PRANGA