Pas 16 muaj hetime, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënën shtatzënë, Aida Çajka. Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.

Sipas prokurorisë, Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Prokuroria e Tiranës, bën me dije se nëna shtazënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokollit.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët akuzuan mjekët. Prokuroria nisi hetimet, ku për 6 muaj vonoi akti i ekspertimit dhe 16 muaj ishin hetimet.

Artikulli paraprakVETING POLITIKANËVE? PRESIDENTI META S’KA KOMENT PËR INICIATIVËN E PD-SË
Artikulli tjetërPAS TAKIMIT ME MOGHERININ, VUÇIÇ BËN NJË HAP PAS, ANULON TAKIMIN ME THAÇIN