Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ka qenë një automjet që ka përplasur për vdekje një çift të moshuarish në fshatin Vloçisht. Këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët.

Mësohet se burrë e grua u transportuan me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, por humbën jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Më datë 04. 12. 2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S. N., 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë” sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHEMBJET NË LAPRAKË, VELIAJ: NDËRTESAT PA LEJE, SHEMBULL TIPIK I RRUMPALLËS
Artikulli tjetërBUKËT E MIRA TË SHQIPTARIT NË SAN BENEDETTO DEL TRONTO