Shkoder 

 

 

Informacion Paraprak

 

Me datë 12.02.2018 rreth orës 23:15 në unazën perendimore, në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka ndodhur një aksident. 

 

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Volkswagen AA920HX me drejtues mjeti shtetasin, A. M. 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, i cili si rezultat i përplasjes ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç. 

 

Drejtuesi mjetit tip Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 12.02.2018
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS, PROBLEME NË DISA AKSE RRUGORE NË PUKË, KËRKOHET NDËRHYRJA E ARRSH