PLAGOSET DJALI I TIJ QË PO DREJTONTE MJETIN ME TË CILIN UDHËTONIN. Nga ngjarja tragjike një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. Babë e bir po ktheheshin nga Komani drejt Shkodrës por vetëm pak çaste pasi kanë nisur udhëtimin e tyre, mjeti me të cilin po udhëtonin veturë tip Volsvagen ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Komanit.Shtetasi Z.A vjeç 68 për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa djali i tij A.A i cili po drejtonte mjetin është plagosur dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.25 minuta bën të komunikata e drejtorisë së policisë të qarkut Shkodër. Rruga e Komanit po kthehet në rrutgën e vdekjes duke qenë se në vetëm 4 muaj janë shënuar 5 aksidente me pasojë vdekjen e katër shtetasve dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Disa herë është kërkuar investim për atë aks rrugor në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura por deri më sot nuk është vënë dorë duke bërë që pasojat të jenë të rënda.