11 persona kanë humbur jetën në muajin korrik për shkak të aksidenteve rrugore, ndërkohë që 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ardhja e emigrantëve dhe turistëve ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve në vend, prandaj Policia Rrugore u bën apel qytetarëve që të kujdes kur ecin në rrugë.

Por nga shifrat e Policise Rrugore, rezulton se ka një ulje të numrit të aksidenteve në muajin korrik 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Janë 11 persona të vdekur nga aksidentet më pak se në 2017, si dhe 36 persona të plagosur rëndë, më pak.

Nga statistikat rezulton se Policia Rrugore ka gjobitur më pak shoferë gjatë këtij muaji. Vetëm për shpejtësi ka pasur një rritje të gjobave, për shkak se janë vendosur radarë në të gjitha akset rrugore.

Artikulli paraprakKUR PROTESTOHEJ KUNDËR KULLËS EIFFEL ME FJALËT ‘MOS MA PREK PARISIN’
Artikulli tjetërNË FUND TË MANDATIT, VLAHUTIN: LISTA PRIORITARE E VETTINGUT PËRFUNDON NË SHTATOR