Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bledar Muçaj, ka humbur jetën një javë pas një aksidenti të pësuar në vendin e punës.

Shqiptari ishte duke punuar në 6 metra lartësi mbi çatinë e një ndërtese në Montepetra, në komunën Mercato Saraceno, nga e cila edhe u rrëzua.

35-vjeçari vdiq pas një jave në spitalin e Bufalinit në Cesena. Gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, saqë për kurimin e tij u desh transportimi me helikopter në një spital më të specializuar, atë të Cesena-s.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET LABORATORI ME 100 MIJË EURO DROGË, MES TË ARRESTUARVE DHE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE, KOMBËTARJA E IZRAELIT ZBARKON NË TIRANË