Alarm në Shkup, dyshime për sulm terrorist për finalen e Superkupës

Niveli i sigurisë është i lartë pas lajmeve se mund të ketë sulme terroriste gjatë finales së SuperKupës së Europës që do të zhvillohet mes Realit të Madridit dhe Manchester United në datë 8 Gusht. Rezervimet për qëndrimet gjatë natës kur do të luhet SuperKupa e UEFA janë anuluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë sulme terroriste në Shkup, shkruan Plusinfo në Shkup. Ky portal, thotë se informacioni ka ardhur nga disa tifozë, të cilëve iu ka mbërritur një mesazh i tillë nga tifozë të huaj që kanë bërë rezervime te mëparshme nëpër hotelet e kryeqytetit. Në fotografinë mund të shihet një mesazh në gjuhën angleze, të cilin e ka marrë një tifoz i huaj nga një hotel në Shkup, e pastaj e ka dërguar deri tek tifozët maqedonas të Manchestar United. “Ne jemi të detyruar nga ana e Qeverisë për të ju informuar si mysafir i yni, se janë marrë kërcënime për sulm të mundshëm terrorist më 7 dhe 8 gusht”, shkruan mesazhi. Tifozët pretendojnë se është mashtrim të tërhequr rezervimet, ndërsa edhe qeveria maqedonase e mohon një gjë të tillë.

Artikulli paraprakS’KA PROGRAMUES DHE KUZHINIERË ITALIA KËRKON 200 MIJË PUNËTORË
Artikulli tjetërZJARRET NGA GAZI, EKSPERTËT: SISTEM ALARMI NË AMBIENTET KU PËRDORET