Ne ambientet e pediatrisë mungon sistemi i ajrimit edhe pse gjate kësaj periudhe temperaturat i kane kaluar 35 grade cls. Prindërit e fëmijëve qe paraqiten ne pediatrinë e qytetit te Shkodrës ankohen për një serë problematikash qe hasin çdo ditë.Si me emergjente në ambientet e këtij spitali është mungesa e aspirimit dhe ujit në dhomën e vizitave dhe te shtrimit.

Familjaret shprehen se kjo situate është e patolerueshme në një kohe kur fluksi i vizitave ka arritur pikun.Vetë Shefja e pediatrisë evidenton mungesën e një sistemi te ajrimit në këto ambiente të cilën e konsideron mëse të domosdoshme ndërsa nënvizon se si zgjidhje emergjente janë vendosur disa ventilator.Qytetaret Shkodrane ankohen prej dy ditësh për mungesën e sistemit te ajrimit ne ambientet e pediatrisë i cili është mese i nevojshëm për të vegjëlit qe paraqiten me viroza të ndryshme.Një tjetër problem mjaft serioz sipas këtyre familjareve është mungesa e ujit, fakt qe mohohet kategorikisht nga shefja e këtij reparti .

Artikulli paraprakANTI KANABIS, SEKUESTROHEN 1530 RRËNJË KANABIS
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 72 VJETORI I LUFTËS SË REÇIT NË M.MADHE