Në kohën kur Hidrocentralet nisin shkarkimet, fshati i parë që përmbytet është Oboti. Ndonëse këtë vit po karakterizohemi nga një thatësirë e tejzgjatur frika tek ta ekziston.

Pjesa më e madhe e banorëve të Anës së Malit ka humbur e shpresa në gjithcka. Hilmi Prroni banor i Oblikës është fermer që ka në pronësi rreth 52 hektar tokë në fushën e Obotit.

Ai thotë se ende banorët kanë pasiguri për të mbjellë tokat bujqësore sepse shteti nuk i ka kompensuar për dëmet e vitit të kaluar

Uji është kthyer në mysafir të padëshiruar për ta , ndaj të vetmen mundësi e shohin tek qeveria dhe kërkojnë që shteti të kthehë sytë nga kjo zonë askush nuk përgjigjet për demet që u shkaktohen fermerëve.

Fermeri Hilmi Prroni tregon se kjo thatësirë që po mban nuk është favorizuese aspak për ta

Mundësia e shpëtimit të Obotit nga përmbytjet e përvitshme shihet e ndërlidhur me një projekt të largët, atë të ndërhyrjes në shtratin e Bunës.

Por banorët nuk kanë shpresë se kjo gjë do të realizohet ndonjëherë. Ata të vetmen shpresë për shpëtim e shohin tek gjetja e rrugëve për të shmangur shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit