Mungesa e shteti shqiptar në bregdet tashmë është fakt, pasi vetëm në vendin tonë ndodh që traget dhe anije të huaja, shkarkojnë mbeturina dhe inerte pa pyetur askënd dhe askush nuk ju thotë asgjë.

Fotoja eshte bërë në Dhërmi, ku një anije italiane ka hedhur mbeturinat në vendin tonë, pasi në rast se këtë gjë do ta bënte në port do t’i duhej që të paguante para.

Një gjë është e sigurt, se sikur këtë veprim ta bënin në detin grek apo kroat, kapiteni i anijes, por dhe i gjithë stafi do të paguanin një gjobë të majme, madje mund të bënin edhe disa kohë burg.

Por ajo që të vjen edhe më shumë keq për degradimin e vendit tonë, është se Dhërmi këto ditë është edhe kryeministri Rama, por mesa duket atij as që i intereson se çfarë bëhet me detin, për sa kohë aty ku bën plazh ai është ende i pastër

Artikulli paraprakSHQIPTARËT E TRAGJEDISË NË GENOVA. VEÇ DY VIKTIMAVE, SHUMË EMIGRANTË JANË TË PASTREHË
Artikulli tjetërMBI 500 THIRRJE NË URGJENCË, SHKAK VAPA DHE AKSIDENTET NË UJË E NË TOKË