OPERACIONET E POLICISË PËRQËNDROHEN NË GURIN E ZI DHE VAU DEJËS. Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : 1.Në vëndin e quajtur fshati Shpor, në komunën Gurë i Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 8 parcela 820 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

2.Në fshatin Karmë, në Bashkinë i Vau Dejës, në Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan :4 parcela me 222 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakJA SI E AGRUMENTOI CAS VENDIMIN PRO SHQIPËRISË
Artikulli tjetërITALI, 1 MILION PRODUKTE TË FALSIFIKUARA “MADE IN ALBANIA”