Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e ARRSH, Albens Alite. Në vend të masës “arrest me burg”, Apeli caktoi ndaj tij masën “arrest shtëpie”.

Ish-drejtori i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite akuzohet për abuzime me fondet publike në këtë aks.

Më 29 gusht, para Krimeve të Rënda, Alite kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se ndaj tij nuk ka prova dhe gjendja e tij shëndetësore është e papërshtatshme për të qëndruar në qeli. Por kërkesa e tij u refuzua nga apeli i krimeve.

Pas hekurave për këtë dosje qëndron dhe Aksel Qorduku ndërsa lirinë e ka fituar pak javë më parë ish eprori i tyre, Dashamir Xhika.

Xhika, Alite e Qorduku u prangosën në shkurt pas kallëzimit që ministria e Infrastrukturës bëri në prokurori për abuzimet me projektin dhe fondet në buxhetin e shtetit.