Një ditë më parë “Star Plus” publikoi rastin çiftit të moshuarve nga fshati Vukatanë të cilët jetojnë në kushte të mjeruara. Menjëherë pas kësaj kronike është angazhuar Forum i të Rinjve i Partisë Demokratike të Shkodrës përfaqësuesit e të cilit dërguan një sasi të konsiderueshme me ushqime për familjen Ferracaku.

 

Ndërkohë të rinjtë demokrat u njohën me gjendjen e shtëpisë që në momentin që do te jetë mundësia e ndërhyrjes do të tregojnë sërish iniciativën e tyre

 

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Arvit Bushati tha se shumë familje në Shkodër përballen me një fenomen të tillë, ndaj duhet që institucionet përgjegjëse të tregohen më të ndjeshme përballë tyre

 

Gjatë ditës së sotme familjen Ferracaku e kanë vizituar edhe përfaqësues të njësisë administrative Gur i Zi të cilët kanë shfaqur interesin e tyre për ti ndihmuar.

Ndërkohë që Star Plus do të jetë sa më afër familjeve me probleme të theksuara ekonomike duke dhënë kontributin e tij për të sensibilizuar kështu organizata të ndryshme apo edhe institucionet e shtetit që ti vijnë në ndihmë sadopak këtyre familjeve

 

 

Artikulli paraprakDEPUTETJA ULQINAKU I PËRGJIGJET ZV/KRYEMINISTRES
Artikulli tjetërLEZHË, EKSOD MASIV INFERMIERËSH