Arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

Hossein Fereidoun, vëllai i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar dhe sipas gjykatës ai akuzohet për krime financiare. “Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media. Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë. Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion. Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekononmike ndaj tij.

Artikulli paraprakKAPEN 4 PERSONA DUKE VJEDHUR TRANSFORMATOR NË NJË KABINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE DHE NGA SHËNGJINI ,BLLOKOHET GOMONIA NË DELTËN E LUMIT DRIN