Kryeministri Edi Rama flet në Asamblene Kombetare te PS-se. Duke sulmuar opozitën si grupe të çoroditura që nuk përfaqësojnë popullin.

Rama foli për një fushatë të mirëfilltë fshat më fshat për të folur për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte.

Edi Rama: S’kemi opozitë. Ajo që kemi është një kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën shumë më të vështirë.

Një opozitë që nuk të sfidon në inteleket por fizikisht është një hata e madhe sa i takon nevojës që ka cdo qeveri në botë të jetë e sfiduar në intelekt.

Një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend por tapet mundje është një hata e madhe.

Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen, dhe program të vetin sharjen është një opozitë e frikshme për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën.

Sfida kryesore që ne kemi është të jemi në lartësinë e duhur sa i takon motivimit dhe aftësisë për të lexuar siduhet realitetin e njerëzve dhe fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm.

E kemi të nevojshme të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë, me angazhimin maksimal që nga niveli i kryesisë së partisë, qeverisë, asamblesë kombëtare dhe i të gjithë niveleve të dyta për të shkuar qark më qark bashki më bashki e fshat më fshat

për të folur për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte.

Në kushtet kur opozita nuk vjen në parlament për të përfaqësuar njerëzit. Ne kemi marrë mandat për të bashkëqeverisur me njerëzit. Përpjekjet e bëra prej nesh janë të shumta por rezultatet të pamjaftueshme.

Artikulli paraprakSHOKUESE/ VAJZA LË TË ËMËN E MOSHUAR TË VDESË MES JASHTËQITJES SË SAJ
Artikulli tjetërRAMA: NË SHTATOR NDRYSHIME NË QEVERI DHE NË PARTI