PROTESTA PËR DËMSHPËRBLIMET E PËRMBYTJEVE NË HYRJE TË SHKODRËS. Banorët e përmbytur të NënShkodrës kanë paralajmëruar protestën e tretë që do të jetë sërish ditën e shtunë në ora 10:00. Këta banorë nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që është dhënia e dëmshpërblimit nga ana e qeverisë shqiptare për dëmshpërblimet e padhëna për pëmbytjet në vitet 2010-2011 të cilët shkaktuan dëmë shumë të mëdha.

Disa prej të përmbyturve kanë marrë vetëm një pjesë të dëmshpërblimit për përmbytjet e para por nuk janë dëmshpërblyer totalisht. Protesta e banorëve të NënShkodrës kësaj here nuk do të jetë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” por në hyrje të qytetit të Shkodrës. Sërish do të bllokohet hyrja e qytetit për rreth 30 minuta si shenjë proteste për dëmshpërblimet që ende nuk janë dhënë për përmbytjet e para 5 viteve.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/TusNgith8rg?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakIKMT, KALLËZON PENALISHT KRYETARIN E BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërNGJARJA NË KRYEBUSHAT, BURG PA AFAT TË AKUZUARVE