Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin “Barbullush” të Vaut të Dejës mëngjesin e kësaj të Hëne, kur gruaja ka vrarë burrin me sopatë

, ndërsa ai po flinte gjumë.Krimi makabër ka ndodhur në orën 3 .00 të mëngjesit ,ku viktimë ka mbetur 45-vjecari Shkëlzen Buzalli, ndërsa autorja Mirela Buzalli 35-vjece pasi ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici.Në vendin e ngjarjes grupi hetimor nisi veprimet për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarje.Sipas policisë referuar deponimeve të gruas në polici, në momentin kur burri po flinte gjumë ajo kishte marrë soptatën dhe me tehun e saj e ka qëlluan në kokë më shumë se tre herë.Më pas e ka mbuluar trupin e bashkëshortit me çarçaf , ka marrë fëmijet dhe ka kycur derën e shtëpisë me çelës.Pasi I ka treguar fëmijëve se I kishte vrarë babain , sëbashku me djalin e vogël të saj 5 vjecar është vetëdorëzuar në stacionin e policisë që ndodhet në Barbullush. Të afërmit dhe fqinjët ndërsa ndihen të trishtuar nga ngjarja e rëndë, thonë se cifti Buzalli nuk kishin pasur probleme dhe se njiheshin si njerëz të qetë. Tashmë në familjen Buzalli janë hapur dyert e mortit.Viktima Shkëlzen Buzalli kishte qënë shofer furgoni dhe bënte linjën Barbullush –Shkodër .Ndërsa autorja e krimit bashkëshortja Mirela Buzalli ishte shtëpiake.Çifti nga martesa e tyre kishin tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

Artikulli paraprakEDUARD NDOCAJ: ILIR META NA BËRI NDER TË MADH
Artikulli tjetërRUSIA PRANË PËRJASHTIMIT NGA LOJËRAT OLIMPIKE “RIO2016”