Fshati Bardhaj në njësinë administrative Rrethina paraqet kushte mjaft të vështira jetese. Pavarësisht premtimeve nga ana e institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e rrugëve të këtij fshati sërish situata nuk ka marrë zgjidhje. Amortizimi i infrastrukturës rrugore në një prej lagjeve periferike të këtij fshati duket se ka penguar tej mase qarkullimin e banorëve.

Përveç të tjerash, kjo rrugë e amortizuar është e vetmja që bën lidhjen me varrëzat e fshatit duke penguar banorët por jo vetëm, të respektojnë kujtimin e njerëzve të dashur.

Premtimet e dhëna në fushatën e fundit zgjedhore duket se nuk janë mbajtur me seriozitetin e duhur nga institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, të vetmit që e vuajnë këtë fenomen janë banorët e fshatit Bardhaj.

Artikulli paraprak100 HEKTAR TOKË TË PËRMBYTURA NË BARBULLUSH
Artikulli tjetërPENTARI FSHATI I HARRUAR, LARGOHEN TË RINJTË