Prej orës 10:30 vijon opozita para Kuvendit, Kjo është protesta e dytë radhazi pas tubimit masiv të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën formularin për lënien e mandateve parlamentare.

Cdo deputet mban nje fjalim te shkurtër ku njofton se ka hequr dorë nga mandati dhe kërkon rrëzimin e Ramës.

 Basha mban fjalen: Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim do vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit: Rama ik!

Tju dëgjojë bota! Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë sepse besoj tek demokracia europiane dhe amerikane. Besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët para ligjit dhe politikanët e korruptuar i çon në burg. Dhe unë e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë tjua them miqve tanë.

Ne nuk jemi populli i dhunës, por i lirisë dhe demokracisë, jemi e ardhmja europiane e vendit por nuk do të pranojmë kurrër më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur votën e popullit dhe dhjetra qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, do të cohet para drejtësisë, ku e meriton.”

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, RAMA TAKON RUÇIN NË KRYESINË E KUVENDIT
Artikulli tjetërBASHA: EJANI PAS MEJE, TË DORËZOJMË NJË HERË E MIRË MANDATET