Kryetari i PD Lulzim Basha nga Shkodra i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama lidhur me deklaratën e tij të fundit se me 31 maj partia socialiste do të nis fushatën për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kryedemokrati e tha më qartë se kurrë se për të ndalur një tirani të krimit, duke e patur fjalën

për procesin zgjedhor që PS po tenton të bëjë e vetmje, demokratët do të bëjnë çdo sakrificë me çdo çmim duke mos përjashtuar kështu atë që nuk dëshiron askush, një përplasje civile në qendrat e votimit me 30 qershor

Partia Demokratike vijon të jetë e vendosur në qëndrimin e saj se me 30 qershor nuk do të lejojë dhe sipas tyre nuk do të ketë zgjedhje vendore në asnjë qytet të Shqipërisë. Ndryshe nga PD dhe LSI dhe partitë e tjera opozitare që kanë këtë qëndrim, kryeministri Rama,

qeveria e tij dhe socialistët çdo ditë ripërsërisin faktin se zgjedhjet do të mbahen. Tashmë na ndajnë me pak se 40 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe ende nuk ka një zgjidhje për këtë situatë krize politike duke shtuar edhe më shumë frikën se çfarë mund të ndodh me 30 qershor.

Artikulli paraprakTHETH, SHPËTOHEN TRE TURISTË ANGLEZ
Artikulli tjetërTRAJNERËT E SHUMËSPORTËSHIT BËHEN ME KONTRATA PUNE