KUQEBLUTË MUNDEN 87-75, JANË NË VENDIN E DYTË.Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj nuk ka mundur dot të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive, duke humbur në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Kuqeblutë kanë humbur ndaj Tiranës me rezultatin 87-75, duke gabuar e duke lëshuar kështu vendin e parë në renditjen e klasifikimit të përgjithshëm. Ndonëse gjendet me pikë të barabarta në klasifikimin, me nga 17 pikë, Vllaznia është e dyta për shkak se kundërshtarët e Tiranës, kanë një golavarazh më të mirë. 

Më shumë se humbja e Vllaznisë, ajo që duhet të theksohet Është fakti se skuadra ka më të vërtetë një kundërshtar të fortë që duhet të kalojë në këtë sezon. 

Ekipi i Tiranës ka realizuar disa përforcime të rëndësishme dhe do të jetë kështu një ndër kundërshtarët e drejtëpërdrejtë gjatë këtij sezoni. Natyrisht pjesëmarrja e Vllaznisë, në Ligën Ballkanike ka shtuar egon e ekipeve të tjera për të fituar kampionatin e për të rritur përformancën e tyre. 

Vllaznia vetëm në periodën e parë ka arritur të fitojë ndaj Tiranës, ndërsa në tre periodat e tjera ka humbur. 

Mëgjithatë skuadra ka edhe dy takime të tjera për të zhvilluar ndaj bardheblvue në mënyrë që të përcaktohet se kush do të jetë në vendin e parë.  Kuqeblutë e kanë të siguruar  kalimin në play-off por tashmë duhet që të sigurohet vendi i parë, pasi skuadra do të ketë mundësi në play-off që të zhvillojë tre ndeshje në shtëpi e dy në transfertë për të përcaktuar titullin kampion. 

Humbja ndaj Tiranës është e para për Vllazninë, ku tashmë nuk do ti falet asnjë gabim deri në fund të sezonit.  

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Blt7UKpRwRo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]