Rruga e varrezave në Beltojë të njësisë Bërdicë është rikonstruktuar. Dy muaj më parë nisën punimet për përmirësimin e atij aksi.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e pranishme në inagurimin e rikonstruksionit tha se Bërdica do t’i nënshtrohet edhe disa investimeve të tjera.

Administratori i njësisë Bërdicë Aleksandër Pashuku u shpreh se rikonstruksioni i rrugës së varrezave në Beltojë është një premtim i mbajtur.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Isuf Meta tha se ndërhyrja në këtë segment rrugor ka qenë e domosdoshme.

Edhe banorët e fshatit Beltojë vlerësojnë këtë investim.

Janë rreth 550 metër rrugë me një vlerë rreth 7 milionë lekë, një investim ky që është përcaktuar si prioritet nga vetë banorët e zonës.

 

Artikulli paraprakPEDONALET, RREZIK PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërVAZHDOJNË TËRMETET, QYTETARËT NË PANIK