Mbi 220 persona kanë humbur jeten nga termeti i fuqishem 7.1 ballë në Meksikë.

Presidenti Enrique Pena Nieto tha se mbi 20 fëmije kanë humbur jetën dhe mbi 30 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një shkolle. Në shtetin Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 persona tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 persona të tjerë pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit. Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar edhe demë në disa shtete fqinje. Autoritet e shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në twitter; “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”. Në kryeqytet bashkë me rrethinat jetojnë rreth 20 milionë banorë. Në Cuernavaca, një qytet në jug të kryeqytetit pati njoftime të pakonfirmuara për banorë që kanë mbetur nën gërmadha. Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra njerëz në Mexico City në vitin 1985. Pak ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës la 98 persona të vdekur.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I VIZAVE PËR SHQIPËRINË? FLECKENSTEIN:JO! S’DO TË NDODHË!
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI JEP LAJMIN E MIRË PËR SHQIPTARËT NË GJERMANI