Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur ministrat në Radhimë të Vlorës për të bërë një rezyme të sezonit turistik 2018.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, bëri bilancin sa i përket Policisë së Shtetit, duke evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale. Xhafaj ka veçuar bilancin zero të incidenteve të shkaktuara nga mjetet e ujit.

Gjatë këtij sezoni angazhuam 1000 forca policore në shërbim të qytetarëve. Ky ishte sezoni turistik pa asnjë incident të rëndë. Ka pasur një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në plazhe. Ne menaxhuam më mirë trafikun.

Futëm komunikimin intensiv përmes konferencave javore të shtypit. Bëmë të mundur një sistem të ri të trafikut për ta menaxhuar më mirë atë.

Premtuam forcimin e kontrollit në mjetet ujore, dhe në bashkëpunim me Bashkitë dhe bizneset u bë e mundur që të vendosnim rregulla për qarkullimin e mjeteve ujore. Fillimi ishte i vështirë.

Kemi pasur edhe keqkuptime por i rëndësishëm është fakti që për herë të parë nuk kemi incidente nga mjetet ujore. Kemi 26% të hyrje më shumë se nga viti paraardhës në doganë.

Sa i përket punonjësve të policisë, ata nuk e kanë pasur mundësinë për të shkuar një ditë në plazh. Është një lajm i mirë për shqiptarët që kanë pasur mundësinë ta shohin këtë përkushtim.