Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur bllokimin e 1.6 milionë litrave gaz.

Shkak është bërë evidentimi se subjekti tregtar kishte një detyrim të papaguar prej 38 milion lekësh të reja.

Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, Admir Abria, bën me dije se subjekti kishte mangësi jo vetëm në cilësi të produktit, por edhe në shmangien e fiskut.

 

Sipas ndryshimeve në tarifat doganore të miratuara nga qeveria, subjektet që importojnë gaz për automjete do të taksohen me vlerën e akcizës prej 13 lekë për litër, ndërkohë që subjektet që tregtojnë gaz për përdorim familjar akcizën e kanë më të ulët.

Por subjektet e shesin gazin për gatim në po të njëjtin vend ku shitet për automjete, duke iu shmangur kështu detyrimit. Rezulton se shumica e gazit të importuar shkon për autmjete që duhet të paguajnë 13 lekë akcizë për litër.

Në këto kushte, të humburit e mëdhenj janë konsumatorët që e paguajnë çmimin me gjithë akcizë si dhe shteti që nuk arkëton asgjë nga sasitë e hyra në treg, ndërkohë që kompanitë private shtojnë fitimet në mënyrë të jashtëligjshme.

Artikulli paraprakVENECIA: PRESIDENTI KA TEJKALUAR KOMPETENCËN E TIJ KUSHTETUESE, SHKARKIMIN E VLERËSON KUVENDI
Artikulli tjetërAKSIDENTOHEN TRE FUTBOLLISTËT E NJOHUR, KAPITENI I SKUADRËS ANGLEZE MBYLL SEZONIN