Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratat e forta të Ambasadave së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë që i drejtohen me emra të përvetshëm kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit të LSi-së

që të ndalin dhunën në protestë, të dënojnë publikisht autorët e dhunës ndaj institucioneve dhe kërcënimi ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Bochardt.

Braçe thekson thirrjet e ndërkombëtarëve që i kërkojnë liderëve të opozitë të bashkëpunojnë në hetimin e përgjegjësive për dhunën.

Reagimi i plotë:
“SHBA dhe Gjermania serish kundër dhunës! Stop duke nisur nga kjo proteste! Tani i drejtohen dy përgjegjësve, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit;

Dënoni publikisht autoret e dhunës mbi institucionet, policinë, shkatërrimin e pronës dhe sulmin mbi ambasadorin e OSCE ne Tirane!
Kërkesa e forte për te dy: bashkëpunoni ne hetimin e përgjegjësve për dhunën!

Ambasada e Gjermanisë akoma edhe me e forte!
Përsëri me emër e mbiemër dy përgjegjësit, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci.

Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05.2019, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.

Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive.

Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.

Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Shqip e troç, bashkëpunoni e dorëzoni dhunuesit! Me qarte se kaq nuk ka! Ndërkohë identifikimi është i qartë

Artikulli paraprakZYRA QENDRORE E OSBE E SHQETËSUAR PËR DHUNËN GJATË PROTESTËS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërHIDHEN FISHEKZJARRË DHE FLAKADANË TEK DREJTORIA E PËRGJITHSHME, LËNDOHET NJË POLIC,SHKULET GARDHI TEK PARLAMENTI