Zyrtarët nga Njësia e Ekstradimit të Mbretrisë së Bashkuar kanë shpallur në kërkim dhe po bëjnë thirrje për informacion për të gjetur një njeri të kërkuar në Shqipëri.

Autoritetet angleze shpallin në kërkim një 34-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Granit Sh.. Ky i fundit akuzohet për vrasje në Shqipëri, ndërsa autoritetet angleze dyshojnë se pas kësaj ngjarje ai është fshehur në Britani.

Granit Sh., 34 vjeç, (datlindja 14. 01. 1984) kërkohet në Shqipëri me dyshim për vrasje. Dyshohet se ai ishte përfshirë në një grindje më 16 shtator ku ai ka vrarë me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Sh.

Ai e ka qëlluar plot 12 herë me thikë viktimën tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Sh. se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Sh., ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

Shehu përshkruhet si i bardhë, me flokë kafe të shkurtër.
Ai dihet se ka lidhje me Londrën, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor.
Për shkak të natyrës së shkeljeve qe Granit Sh. kërkohet, Policia britanike apelon qe publiku të mos i afrohet atij.

Çdokush që ka informacion mbi vendndodhjen e Shehut duhet të kontaktojë Njësinë e Ekstradimit të Metit në 0207 230 3191 ose të kontaktoni me Crimestoppers në mënyrë anonime në 0800 555 111.

Artikulli paraprakITALI, TRAGJEDI NË KANION, 10 EKSKURSIONISTË TË VDEKUR, 3 TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërSHKON NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL,HUMB JETËN 47-VJEÇARI