Kanë hedhur kapsollë, bidona me ujë, dhe tymues, dhe janë përleshur me forcat e policisë protestuesit e opozitës të mbledhur para kryeministrisë. Në shkallët e godinës së kryeministrisë ka flakë, për shkak se protestuesit kanë hedhur bomba molotov.

Çahet kordoni i policisë, protestuesit thyejnë derën e kryeministrisë
Protestuesit kanë carë kordonin e policisë kanë thyer skelat që ishin vendosur për të mbrojtur derën hyrëse të kryeministrisë dhe instalacionin me drita në krye të derës.

Kanë marrë dërrasa dhe sende të forta në duar dhe kanë nisur të thyejnë derën e kryeministrisë.

Garda e Republikës bën thirrje me megafon për tu tërhequr por protestuesit nuk ndalen.

Artikulli paraprakNIS PROTESTA, BASHA, KRYEMADHI E BERISHA PARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërTENSION PO HIDHET GAZ LOTSJELLES DREJT PROTESTUESVE PER TI ZBRAPSUR NGA KRYEMINISTRIA