JUVENTUS DHE REAL MADRID KËRKOJNË FINALEN E MADHE, PREMTOHET SPEKTAKËL. Champions League, vjen sonte me ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Juventus do të presë në shtëpi, Realin e Madridit në një ndeshje ku nuk mund të përcaktohen favoritët. Juve kërkon finalen, Juve do luajë për finalen. Kjo ishte kryefjala e konferencës së Maksi Alegrit në prag të sfidës kundër Realit.

“Është një gjysmëfinale, ata janë kampionët aktual dhe mund të jenë ‘pak’ favorit, por nuk është e vërtetë se ne nuk kemi çfarë të humbasim. Ne kemi ardhur deri këtu, ndërsa tani duam të bëjmë një hap tjetër drejt finales”- u shpreh Alegri.  Ndër të tjera ai ka zbuluar se do luajë me katër mbrojtës, ndërsa ka rikonfirmuar se Pogba do rikthehet për sfidën e dytë që do luhet në Madrid. Ndërkohë trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është shfaqur i qetë në konferencën para ndeshjes kundër Juventusit. Ai ka thënë se dëshiron një tjetër finale, dhe se lojtarët ndihen të motivuar. Italiani ka treguar respekt për ish-skuadrën e tij, duke thënë se e meriton që të jetë në top katërshen e Europës.  “Juve është një skuadër e fortë, ditë më parë fitoi kampionatin e katërt radhazi dhe kjo do t’i jap më shumë besim. Ata duan që të kenë topin, por një gjë të tillë duam edhe ne. Kemi ardhur për të sulmuar, por do të mbrohemi më mirë sesa në ndeshjet tjera”, ka thënë Ancelotti. Ai ka treguar se Benzema nuk ka arritur të rikuperohet në kohë, ndërsa e qetëson Bale dhe Ramos, që po e bind në mesfushë. Real Madrid ka shënuar vetëm një fitore në Torino, por kjo nuk e shqetëson shumë Ancelotti-n i cili ka besim tek lojtarët e tij. Takimi do të zhvillohet sonte në orën 20:45

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, A PO PËRDORET VLLAZNIA POLITIKISHT?
Artikulli tjetërVETERANËT PËRKUJTOJNË 5 MAJIN