ZENITI, APOEL NIKOSIA, BATE JANË TË KUALIFIKUARAT E TJERA.
Zeniti, Apoel Nikosia, Bate, Maribor dhe Porto janë 5 ekipet e para nga faza e “Play-Off” që kalojnë në fazën e grupeve të Champions League. Zeniti u kualifikua për në fazën e grupeve të Champions League, pasi mundi dhe në ndeshjen e kthimit belgët e Standart Liege me rezultatin 3-0, pavarësisht se luajti me 10 lojtarë për një pjesë të madhe të lojës.

Apoel Nikosia mundi me shumë lehtësi Aab me rezultatin e thellë 4-0 duke treguar se mund të jetë surprizë edhe në fazën e grupeve nëse do të vazhdojë me këtë ecuri. Edhe Bate Borisov tregoi ‘dhëmbët’ përballë Slovan Bratislava duke i shënuar plot tre herë duke realizuar një kualifikim bindës.

Theksojmë që Bate ishte ekipi që skualifikoi ekipin kampion të Shqipërisë, Skënderbeun. Brahimi dhe Martinez i siguruan fazën e grupeve Portos duke mposhtur Lilën 2-0 në shtëpi. Ndërsa surprizë ishte eliminimi i ekipit të Celtic, pasi humbi përballë Maribor 1-0 duke i dhënë lamtumirën Champions.

Artikulli paraprakLAJME SHKURT NGA KRONIKA
Artikulli tjetërSEZONI, FLUKS EMIGRANTËSH TE PATENTAT