“Lideri i opozitës Lulzim basha ka përcjellë frymën e fitores në takimin që ka patur me kryetarët e degëve të partisë demokratike pas marrëveshjes me kryeministrin Rama”.

kështu shprehet kreu i PD të Shkdorës Ramiz Çobaj. Partia Demokratike e Shkodrës zhvilloi edhe një mbledhje kryesie teksa kryetari Çobaj tregon mesazhet që ka përcjellë.

PD është gati për fushtaën elektorale thotë kryetari Çobaj ndërsa tregon se në qarkun Shkodër demokratët nga 11 deputetë synojnë të marrin 7 prej tyre. Të hënen me 22 maj PD-ja e Shkodrës do mbledhë në kinema ‘Millenium” aktivin e degës për të nisur kështu intensivisht përgatitjet për fushatën elektorale.

Artikulli paraprakXHAMAT E ZI, POLICIA AKSIONE BLIC NË SHKODËR
Artikulli tjetërE DIELA, 2 MUZE NË SHKODËR NUK OFROJNË SHËRBIM