Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka treguar të tjera detaje për darkën në shtëpinë e Presidentit Thaçi, ku përveç liderëve të Kosovës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Limaj ka treguar në emisionin Pressing në T7 se në karrigen bosh që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi.

“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe foton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka folur edhe për shtëpinë e Thaçit. Ai ka thënë se ambienti në shtëpinë e Presidentit ishte i mirë.

“Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.

PUBLICITET