Dikur, shtëpia pa lahutë quhej “shtëpi e lanun”. Ishte turp për malësorin të mos e kishte një pushkë e një lahutë Me telin e saj rapsodët i kanë kënduar Mujit e Halilit,

kreshnikëve që shtrinin 7 pashë nën dhé bajlozët e zinj.Por edhe pse shumëkush e ka ditur Lahutën si vlerë të trashëgimisë sonë, ajo tashmë është përfshirë nga UNESCO në listën e vlera të trashëgimisë serbe.

Në faqen zyrtare të UNESCO-s thuhet se ky instrument është praktikuar ndër shekuj si një formë e kujtesës historike dhe një shprehje e identitetit kulturor.

Jonuz Delaj nga Malësia e Madhe është një prej lahutarëve më të njohur në vendin tonë dhe këtë vegël ai e ka të trashëguar nga të parët.

Jonuzi flet me shumë pasion për këtë instrument me të cilin ka filluar të ushtrohet shumë herët që në fëmijëri, që sic duket i ka mbirë në mendje dhe shpirt.

Përfshirja nga UNESCO e Lahutës si prejardhje serbe ai e quan një turp sidomos akuzon historianët tanë që nuk reagojnë për të mbrojtur vlerat e tyre kulturore

Tingulli i lahutës duket se ka lënë gjurmë të thella në mendjen, e vetëdijen e Jonuzit.

Në trojet e Shqipërisë veriore me lahutë këndohet eposi i kreshnikëve që i përket epikës legjendare po edhe këngë epike historike. Edhe epi më i njohur kombëtar Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës po ashtu këndohet me lahutë.

Ky instrument mitik ka fituar padiskutim mitikën dhe përfaqëson simbolin tonë si kulturë.