Në mënyrë të mistershme dhjetëra peshq të ngordhur kanë mbushur bregun e detit në Karpen të Kavajës.

Shkaku i ngordhjes mbetet ende i panjohur, pasi askush nuk di të thotë arsyen apo shkaqet e këtij fenomeni aspak normal.

Kjo është hera e parë që në këtë vijë bregdetare dallgët sjellin peshq të ngordhur në breg të detit.

Pavarëisht situatës, tejet problematike, autoritetet përkatëse ende nuk kanë nisur apo dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi këtë fenomen, po aq të rëndë dhe të rrallë për ujërat e Adriatikut.

Paraprakisht dyshimet lidhen me ndotjen që shkaktohet nga shkarkimet e Hidrovorit të Karpenit dhe Qerretit.

Por, nuk përjashtohet dhe mundësia që peshkatarët e zonës të kenë përdorur lëndë plasëse gjatë peshkimit, duke sjellë pasoja të rënda tek gjallesat detare.

Artikulli paraprakZHDUKET PRESIDENTI I INTERPOLIT, GRUAJA E DENONCON TË HUMBUR PAS UDHËTIMIT NË KINË
Artikulli tjetërBIE NGA KATI I DYTË VAJZA 3-VJEÇARE