Komisioni i Disiplinës ka bërë publik vendimet e tij për ndeshjet e zhvilluara në fundjavë.
Në lupën e Komisionit të Disiplinës nuk kishte si të mungonte ndeshja e zhvilluar të premten në qytetin e Korçës, ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Ajo përballje u ndërpre për disa çaste për shkak se dy tifozeritë nisen të hidhnin sende të forta drejt njëra-tjetrës, ku disa prej tyre përfunduar në fushën e blertë.

Në vendimin e dhënë pak minuta më parë, Disiplina ka vendosur të dënojë me 300 mijë lek gjobë dhe 5 ndeshje pa spektatorë për Skënderbeun ndërsa karshi Partizanit është treguar disi më e butë, duke e gjobitur me 200 mijë lek dhe 4 ndeshje pa tifozë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.

Artikulli paraprakNË 24 ORË, 4 TENTATIVA VETËVRASJE, 2 VDESIN, 2 SHPËTOJNË
Artikulli tjetërAKSIDENTI KU VDIQ GRUAJA SHTATZËNË, POLICIA ARRESTON DREJTUESIN E BENZIT