3 familje kane mbetur ne qiell te hapur si pasoje e një zjarri te rene ne orët e para te mëngjesit ne fshatin Rranxa te njesise administrative Bushat.

E moshuara Belkize Gorrila ka marre plage te lehta, ndërsa shkak mendohet te jete bere nje bombul gazi. Gjithcka ndodhi orët e para te mëngjesit te se martës, ku si pasoje e nje bombule gazi flaket janë perhapur fillimisht ne banesen e Zija Gorriles. Kane mjaftuar pak minuta qe dy ambientet e tjera ngjitur me banesen te perfshihen nga flaket. Ne kete kohe, shtetasi Ramiz Gorrila ka nderhyre per shuarjen e zjarrit, por pa rezultat. Ai ka marre disa plage te lehta ne trup. Ndërkohe, shtetesja Belkize Gorrila eshte derguar me urgjence drejt spitalit Rajonal te Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikëset e mbërritura ne vendngjarje e kishin te vështire ndërhyrjen si pasoje e terrenit, ndërsa shuarja totale e flakeve u be e mundur vetëm ne orën 10:30 minuta. Ky është rasti I trete I rënies se zjarrit ne banesa. Gjate kesaj jave dy raste te ngjashme ndodhen perkatesisht ne qytetin e Shkodres dhe ne Fshatin Shtoj.

Artikulli paraprakHISTORIA NË TIRANË – E KËRCËNON NGA BURGU I VAQARRIT, GRUAJA TENTON VETËVRASJEN
Artikulli tjetërVRASJA NË KORÇË, NË HETIM PËR BRAKTISJE FAMILJE MARSELA TOSHI