SHBA dhe BE i kanë kërkuar klasës politike që të përfundojë brenda qershorit reformën në drejtësi.

Romana Vlahutin dhe Donald Lu kanë qënë të pranishëm në mbledhjen e komisionit të reformës në drejtësi, ku kanë kërkuar një kalendar të vërtetë për punimet. “I kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme. Në këtë komision deri në fund të majit dhe në Parlament deri në fund të qershorit. Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë”, deklaroi ambasadori amerikan Donald Lu. Të dy ambasadorët thanë se dështimi i reformës në drejtësi është një turp në marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në. ‘Ne besojmë se Shqipëria nuk mund të humbasë më shumë kohë. Të dy palët, BE dhe SHBA jemi këtu se jemi të interesuara për Shqipërinë. Nuk do të lejojmë që politika e përditshme të dëmtojë këtë të ardhme të Shqipërisë dhe do ta ndihmojmë të bëhet një demokraci funksionale. Mendoj se tani gjërat janë shumë të thejshta. Ju keni përgjegjëis dhe personale dhe politike para vendit dhe para popullit tuaj. Një mundësi unike për Shqipërinë, mos e harxhoni atë kot”, deklaroi ambasadorja Romana Vlahutin. “Kam një mesazh të thjeshtë: nëse kjo reformë dështon, ju anëtarët e këtij komisioni turpëroni veten para atyre që ju kanë zgjedhur dhe gjithashtu do të turpëroheni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE. Vendi ka nevojë për këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta baltoni këtë reformë, e dyta do të përballeni me zemërimin e popullit shqiptar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit e prokurroët e korruptuar…”, tha ambasadori amerikan Donald Lu. Në përgjigje të tyre, kreu i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj tha se reforma ka marrë të gjithë kohën e nevojshme për një projekt të qëndrueshëm.

Artikulli paraprakMINISTRIA DREJTESISE DEPOZITON KERKESEN PER ARRESTIMIN E FRROKUT
Artikulli tjetërHEQJA E VIZAVE PER KOSOVEN, MOGHERINI: KRENARE PER KOSOVEN