Drejtoria e shëndetit publik në Shkodër për vitin 2018 do të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Këtë e pohon vetë drejtuesi i këtij institucioni Astrit Beci i cili ndër të tjera thotë arritjet dhe sfidat në shëndetësi janë objektivi i punës tonë për këtë vit e në vazhdim.

Shumë shpejt pritet që të nisë puna për restaurimin e 6 qendrave shëndetsore në bashkinë e Shkodrës si dhe sistemi I referimit elektronik është në procesin e përmirësimit.

Objektivi i kësaj drejtorie ka qënë dhe eshte sigurimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kujdesit shëndetësor për popullatën,

ku vëmendje e vecantë i është kushtuar aksesit ndaj shërbimeve, cilësisë, qëndrueshmërisë financiare si dhe eficiencës dhe motivimit të ofruesve të shërbimit, të cilët janë konsideruar si indikatorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e shërbimit.

Artikulli paraprakPROKURORIA 3 MUAJ BURG PËR KREUN E FRPD
Artikulli tjetër“BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË”