Një katërvjeçar nga fshati Ruzhdie ka humbur jetën pasi ka rënë në pusin e shtëpisë teksa ishte duke luajtur në oborr.

Mësohet se pusi i shtëpisë ishte 10 metra i thellë dhe për nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse të Patosit.

Një 70-vjeçar i identifikuar si Dilaver Adili nga fshati Barç ka rënë në një pus 11 metra të thellë. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në një prononcim  miku i tij u shpreh se po mundoheshin që të hapinin një pus në tokë dhe se i lënduari ishte brenda duke gërrmuar.

Adili ka tokën e tij në Barç dhe vinte për ta punuar. Ne punonim bashkë dhe për 11 ditë kemi dashur të hapim pusin sa më thellë, duke e çuar në 11 metra. Do shkonim të hanim drekë dhe po mundoheshim të ngrinim Dilaverin me kovë por në gjysëm të lartësisë së pusit atij iu hapën krahët dhe u rrëzua.

Lajmërova kryeplakun e fshatit dhe ai mori policinë. Dhe e nisën menjëherë në spital.