Ndonëse sezoni turistik në Bashkinë e Shkodrës pritet të nisë me 19 maj turistë të shumtë vendas e të huaj kanë nisur që të vizitojnë metropolin verior.

Megjithatë gjatë të dielave në qytetin e Shkodrës për vizitorët është i hapur vetëm muzeu “Marubi”, ndërkohë që 2 muze të tjera janë të mbyllura për vizitorët. Gjatë një vëzhgimi të bërë nga “Star Plus” paraditen e së dielës përgjatë 1 ore, Muzeu Historik “Oso Kuka” i qytetit të Shkodrës dhe Vend i Dëshmisë e Kujtesës ishin mbyllur.

Asnjë punonjës nuk ishte paraqitur për të ofruar shërbim për turizmin. Tabelat e ditëve të punës vijojnë të qëndrojnë të afishuara në ambientet e jashtme të këtyre dy muzeve. Ashtu siç ndodh gjatë dimrit kur numri i vizitorëve në qytet është deri diku i papërfillshëm, ndodh edhe gjatë sezonit veror.

E diela është pushim, ndërsa shum turistë largohen nga Shkodra pa patur mundësi të vizitojnë Muzeun Historik të Qytetit dhe Vendin e Dëshmisë e Kujtesës. Në fakt faji nuk bie direkt mbi përgjegjësit e këtyre muzeve por për vartësit e tyre të cilët e kanë parë të arsyeshme që përgjatë të dielave 2 muzetë të qëndrojnë të kycur, ndërkohë që me dhjetra turistë ikin të zhgenjyer kur shikojnë se në këtë 2 institucione nuk ofrohet shërbim .

Si pasojë e kësaj, jo vetëm se qytetarët nuk kanë mundësi të vizitojnë këto dy pika shumë të rëndësishme, por nga ana tjetrër, Bashkia që është institucioni administrues, ka vendosur që gjatë të dielave të mos arkëtojë asnjë të ardhur nga këto dy muze.

Për shkak të kësaj, në shumë raste turistët dhe guidat turistike kanë shfaqur kërkesën e tyre që këto dy muze të Shkodrës, të paktën gjatë sezonit turistik të qëndrojë hapur për të ofruar informacion turistik gjatë vizitave nga grupet.

 

Artikulli paraprak“PËRKTHIMET, JO NË NIVELIN E DUHUR”
Artikulli tjetër“VLLAZNIA B” NUK JA DEL NDAJ BURRELIT